Politika 10 May 2025, 09:37 Nga VNA

Makinat që u bllokuan nën dyshime për blereje votash në Maqellarë, në automjetin e biznesmenit Fiqiri Pali u gjetën 4500 dollarë dhe tollona nafte

Ndaje në Whatsapp
Makinat që u bllokuan nën dyshime për blereje votash në

Pas bllokimit të dy automjeteve në Maqellarë nga ana e drejtuesve të qarkut dhe kandidatëve për deputetë të PD-së nën dyshimet se eksponentë socialistë blejnë vota, VNA ka mësuar detaje të reja. Në njërën nga automjetet në pronësi të biznesmenit Fiqiri Pali kanë qenë dy persona dhe janë gjetur 4 mijë e 500 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte.

Ndërsa në makinen e dytë ku ndodhej sekretari politik i Blendi Klosit nuk janë gjetur sende të paligjshme. Lidhur me incidentin kur automjetet u mbajtën të bllokuara për orë derisa mbërriti prokurori, pritet të vlerësohey nga hetuesit nëse do të nisë hetim penal per shitblerje vote. Taks Forca e SPAK ka regjistruar 35 kallëzime penale nën dyshimet për shitblerje vote në të gjithë vendin.

Video

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme