Politika 9 May 2025, 14:06 Nga VNA

Këshilltarët Bashkiakë të PD kërkojnë shkarkimin e Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Këshilltarët Bashkiakë të PD kërkojnë shkarkimin e

Këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak propozojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë drejtuar një kërkesë zyrtare me anë të së cilës kërkojnë shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. Kërkesën e tyre e bazojnë në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur (pika c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjavë, pasi ka filluar më datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj. Si rrjedhojë, Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD kërkojnë: "Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, më datë 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj. Kërkesa e tyre vjen në një kohë kur Erion Veliaj vijon të jetë në burgun e Durrësit, me katër akuza.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme