Politika 8 May 2025, 21:47 Nga VNA

PSD reagon për aksionin e SPAK në Shkodër: Skemi lidhje me askënd që i është bërë kontrolle

Ndaje në Whatsapp
PSD reagon për aksionin e SPAK në Shkodër: Skemi lidhje me

PSD ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe policisë në Shkodër. Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka hedhur poshtë lajmet se SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle në zyrtar e tyre në qarkun e Shkodrës.

Në reagimin e tyre thuhet se PSD nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me askënd tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre.

PSD gjithashtu thotë se është në mbështetje të SPAK dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor.

“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës.

Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme.

Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor. Për më tepër, PSD-ja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve përkatëse që të marrin seriozisht ankesat e qytetarëve në Qarkun e Shkodrës dhe të hetojnë fuqimisht çdo shkelje të ligjit në drejtim të krimeve zgjedhore.

PSD-ja nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me askënd tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre. Në vijim, kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë.

Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese” – thuhet në deklaratën e PSD.

 

Video

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme