Politika 8 May 2025, 14:39 Nga VNA

Sali Berisha reagon për statusin e gazetarit amerikan/ Ja çfarë thotë për “non grata”-n

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha reagon për statusin e gazetarit amerikan/ Ja çfarë

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA.

Lidhur me këtë, Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është një vendim për t’u përshëndetur, teksa tha se e sheh si një shpërblim për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës së drejtë.

Pyetjes direkte se a është hequr “non grata” Sali Berisha, iu përgjigjën në mënyrë të vagullt duke thënë se vendimi ndaj tij është konsideruar vendim politik.

Kryetari i PD nuk dha një sqarim nëse bashkë me të, në këtë qëndrim të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit të pretenduar prej tij, përfshihen dhe familjarët e tij, bashkëshortja dhe fëmijët, të shpallur bashkë me të “non grata”.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme