Politika 8 May 2025, 11:43 Nga VNA

SHBA i heq “non gratën” Berishës? Reagon Edi Rama: “Bufi fluturon, Këneta brohoret”

Ndaje në Whatsapp
SHBA i heq “non gratën” Berishës? Reagon Edi Rama:

Pas lajmit  që sugjeron një rikthim të mundshëm të lirisë së lëvizjes për liderin e PD-së, Sali Berisha, nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama ka komentuar në rrjetet sociale, duke përdorur metafora të njohura për të ilustruar, sipas tij, “absurditetin e besimit të verbër në figurat e vjetra politike”.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari,” shkruan Rama në platformën X.

Kryeministri vijon me tone  ironike:

“Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me markën USA.”

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Departamenti i Shtetit në lidhje me ndonjë ndryshim në statusin e “non grata” për Sali Berishën

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme