Politika 7 May 2025, 13:32 Nga VNA

PD dhe PS mbyllin fushatën në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PS mbyllin fushatën në Tiranë

 

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, do të mbyllin fushatën e tyre elektorale në Tiranë.

Pas një muaji me takime dhe premtime elektorale, selia blu dhe ajo rozë pritet të përplasen në distancë me mitingjet e tyre përmbyllëse në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme të kryeqytetit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se mbyllja e fushatës nga ana e PD do të mbahet të premten, më 9 maj, në orën 19:00, në Bulevardin e Ri të Tiranës. Nga ana tjetër, edhe Partia Socialiste ka zgjedhur të përmbyllë fushatën në të njëjtën ditë dhe orar, pranë Parkut Olimpik.

Mitingjet pritet të sjellin mbështetësit e të dyjave forcave politike në kryeqytet, për të shënuar kështu pikën kulmore të fundit të fushatës elektorale në vend pas 30 ditësh fushatë.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme