Politika 7 May 2025, 10:54 Nga VNA

Ambasada e SHBA: Votoni pa frikë, mos lejoni të tjerët të flasin për ju

Ndaje në Whatsapp
Ambasada e SHBA: Votoni pa frikë, mos lejoni të tjerët të

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh inkurajues për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje zgjedhësve të votojnë pa frikë dhe të mos lejojnë të tjerët të vendosin në vend të tyre. “Vota jote është vetëm e jotja”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga përfaqësia diplomatike. SHBA nxit pjesëmarrjen aktive në zgjedhje dhe thekson rëndësinë e një procesi të lirë dhe demokratik. Mesazhi vjen në një kohë kur vendi po përgatitet për të hyrë në fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme