Politika 6 May 2025, 18:11 Nga VNA

Belind Këlliçi: Do ketë referendum për kryeministrin nëse PD fiton zgjedhjet, Berisha e ka thënë vetë

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi: Do ketë referendum për kryeministrin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, deklaroi sërish se se në rast fitoreje të PD-së, emri i kryeministrit të ri do të përcaktohet përmes një referendumi brenda partisë.

Ai la të kuptohet se nuk është e sigurt që shefi i qeverisë së ardhshme do të jetë Sali Berisha.

“Berisha e ka thënë që prej një viti se nëse PD fiton, do të ketë referendum për të zgjedhur kryeministrin. Ai e mban fjalën,” u shpreh Këlliçi për Neës24, duke theksuar se beteja politike nuk është për pushtet personal, por për të rikthyer demokracinë dhe shpresën tek qytetarët.

“Berisha e ka thënë se do ketë referendum nëse PD fiton zgjedhjet. E ka thënë prej një viti. Berisha e mban fjalën. Fokusi është këtu. Nuk i ka hyrë kësaj gare Berisha dhe PD për pushtetin personal të kujtdo, qoftë edhe Sali Berishës. Është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot” – tha ai.

Kjo është e disata herë që Këlliçi shprehet se Berisha nuk do të jetë kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet dhe është i vetmi që e përsërit pothuajse në çdo dalje publike.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme