Politika 5 May 2025, 20:54 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama në Korçë mburret që ish-zyrtarët e arrestuar janë sa gishtat e njërës dorë. Berisha në Dibër thotë se pushtetin nuk e do për vete  

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama në Korçë mburret që

Kryeministri Edi Rama vijoi pasditen e sotme sot me përmbylljen e fushatës elektorale në qytetin e Korçës. Ne fjalën e tij, Rama nuk la pa përmendur demokratin Ilir Vrenozi, të cilit pasi dështoi  që ta përdorte për fushatë, sot u kërkoi falje korçarëve që u mor me të dhe që sipas tij e bëri protagonist i një shfaqje “porno politike”.

“E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça” – tha ai.

Ndonëse ka shumë ish-zyrtarë të qeverisë së tij në burg, Rama tha se ata që janë para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njerës dorë. Më tej tha se edhe sikur të jenë gjysmat, drejtësinë nuk e bëri Noc Roku por PS.

“E para e punës këta nuk dinë aritmetikë. Ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e njerës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë. Por edhe sikur të jenë gjysmat. Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku, e solli PS, e sollëm ne me vendosmërinë më të madhe” – tha Rama.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha përmbylli fushatën në qytetin e Dibrës. Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza sërish ndaj zëvendskryeministres Belind Balluku, ku tha se për të larë menderen e makinës së saj shpenzoi 10 milionë euro.

“Rama tani do të mbuloj vjedhjet e tij, të ministrave, të Lubisë, që për të larë menderen e makinës së saj shqezon 10 milion euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time” – tha Berisha.

Pavarësisht se bëri gjithçka që të rimar PD-në dhe nuk lëshoi radhën për një kryeministër më të ri, Berisha vazhdon të përsëris se nuk e do votën pushtetin e tij, pasi ambicjet e tij i ka mbyllur.

“Në këtë stad, në këtë moshë unë nuk kam ambicje pushteti. Gabojnë shumë ata që mund të mendojnë këtë. Jo. I kam bërë detyrat e mia unë” – tha Berisha.

 

 

 

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme