Politika 5 May 2025, 15:21 Nga VNA

Monika Kryemadhi nga dyert e SPAK: “Jam këtu për të kërkuar votën për Ilir Metën”

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi nga dyert e SPAK: “Jam këtu për të

Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, ku u shfaq me tone ironike dhe batuta ndaj prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së.

“Ju kërkova votën për koalicionin opozitar. Agjentë të BKH-së, prokurorë, protokoll, shërbim, gardë, i thirrur, i pathirrur, çdo njeri që më dilte përpara”, tha ajo me ironi para gazetarëve, duke e kthyer paraqitjen në një skenë fushate.

Kryemadhi deklaroi se ishte në SPAK për të kërkuar votën jo vetëm për koalicionin opozitar, por edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim dhe kandidon për deputet.

“Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do vijoj ta kërkoj deri më 11 maj, ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit”, theksoi deputetja e Partisë së Lirisë.

Sipas saj, edhe vetë prokurorët dhe agjentët e BKH-së janë të vetëdijshëm për “përdorimin politik të drejtësisë” nga qeveria.

“Edhe vetë ata aty brenda e kuptojnë që mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos ata në një pozitë të vështirë. Prandaj besoj se edhe të nënshtruarit e sistemit të drejtësisë do të votojnë për përmbysjen më 11 maj”, shtoi Kryemadhi.

Ajo dhe Ilir Meta janë nën hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa kreu i PL-së kërkon të rikthehet në Kuvend nga qelia.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme