Politika 5 May 2025, 17:47 Nga VNA

PD në Lezhë njofton se ka ngritur struktura për mbrojtjen e votës. Ka lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Dajç?

Ndaje në Whatsapp
PD në Lezhë njofton se ka ngritur struktura për mbrojtjen e

Partia Demokratike mesa duket ka ngritur ekipe vullnetare për të mbrojtur votën. Të paktën kështu ka thënë kandidati për deputet në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni.

Në një konferencë për media, ai akuzoi drejtuesit lokalë të PS-së se nën presionin e kryeministrit po përpiqen të ndryshojnë rezultatin në Lezhë. Gjoni më tej u shpreh se Lezha nuk do të jetë “dele e zezë” në hartën e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Ne kemi shumë informacione dhe për takime që janë bërë se cilin prej kandidatëve do mbështesin edhe cilin jo të strukturave të PS dhe për të pasur një avantazh janë turrur si hijena në lidhje me blerjen e qytetarëve të Lezhës, pa dyshim për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ne i kemi në vëzhgim total secilin prej tyre, ne kemi ngritur ekipet vullnetare për mbrojtjen e votës” – tha ai.

Njoftimi për krijimin e strukturave vjen pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës, ku dy vëllezërit e kandidates për deputete të PS, Klotilda Ndreca, ishin kanosur me armë. Sipas Policisë dy personat janë shpallur në kërkim dhe bëhet fjalë për Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.

Kryetari i PS në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së, ka denoncuar publikisht kandidatin e PD, Gjin Gjoni. Ai tha se Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

Nuk dihet nëse dy personat e shpallur në kërkim janë pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës, por duhet thënë se ky është incidenti i parë që regjistrohet në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

 

 

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme