Politika 6 May 2025, 11:58 Nga VNA

Celibashi nuk përfill pretendimet e partive politike/ Procesi i votës së diasporës i arrirë

Ndaje në Whatsapp
Celibashi nuk përfill pretendimet e partive politike/ Procesi i votës

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha sot se janë rreth 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë ende. DHL nuk i ka shpërndarë akoma, dhe prej tyre, 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës, email-it dhe numrit të telefonit. Pra, 11 mijë votues DHL nuk ka mundur t’i gjejë.

Megjithatë, sipas tij, procesi po ecën mirë dhe, në mënyrë kategorike, në vlerësimin e tij, nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Ka probleme, pohoi Celibashi, por jo të tilla që lidhen me KQZ.

Edhe pse partitë politike dhe një numër i lartë emigrantësh kanë shprehur rezerva për procesin apo për manipulimin e votës së diasporës, kreu i KQZ mendon se ky proces duhet të vlerësohet si i arritur.

Megjithatë, Celibashi pohon se, nëse dikush duhet të japë llogari, ai nuk do të hezitojë.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme