Politika 6 May 2025, 12:43 Nga VNA

Krimet Zgjedhore, SPAK: Janë regjistruar 35 procedime penale

Ndaje në Whatsapp
Krimet Zgjedhore, SPAK: Janë regjistruar 35 procedime penale

Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur 35 procedime penale për krime zgjedhore.

“Deri më datë 5 maj janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, të cilat përfshijnë: kallëzime nga subjekte politike, referime nga Policia e Shtetit, materiale të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, denoncime nga platforma online dhe denoncime nga qytetarët”, njofton SPAK.

Sipas të dhënave zyrtare, nga subjektet politike janë dorëzuar 25 kallëzime, ndërsa përmes platformës online janë depozituar 35 materiale kallëzuese. Në total janë regjistruar 35 procedime penale, nga të cilat 8 janë iniciuar drejtpërdrejt nga SPAK.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme