Politika 6 May 2025, 14:51 Nga VNA

Nën hetim /Zegjineja e Ramës dyshohet se kërcënoi qytetarët për votë

Ndaje në Whatsapp
Nën hetim /Zegjineja e Ramës dyshohet se kërcënoi

Nën hetim /Zegjineja e Ramës dyshohet se kërcënoi qytetarët për votë

Pa nisur akoma rrugëtimin e saj politik, Zegjine Çaushi, dyshohet se ka kërcënuar qytetarët për t'a votuar.  Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Prokurorisë së Fierit të kryejë hetime ndaj kandidates së PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, pas publikimit të një audiopërgjimi ku i bën presion dhe kërcënon një qytetare për votën.

SPAK i kaloi çështjen për kompetencë Prokurorisë së Fierit për shkak se nga hetimet ka rezultuar se kandidatja për deputete e PS-së nuk ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ajo dyshohet për “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, vepra të cilat nuk janë kompetencë e SPAK.

Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera”, informoi organi i akuzës.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme