Politika 6 May 2025, 20:18 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama në Kavajë ‘mburret’ me Mamicën dhe Ilvën, Berisha në Berat thotë se debati për Shqipërinë e rinisë do fillojë në Tiktok

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama në Kavajë ‘mburret’ me

Kur ndodhemi vetëm 5 ditë nga data e zgjedhjeve, krerët e dy partive të mëdha në vend kanë vijuar me fushatat përmbyllëse në qarqet e vendit.

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kavajë dhe Elbasan, ku në fjalën e tij nuk munguan sulmet ndaj kundërshtarëve dhe retorika e pashaportës europiane. Ndonëse PS nuk ka asnjë dallim më shumë dhe nën drejtimin e tij funksonon vetëm me urdhrat që lëshon ai pa bërë zgjedhje të brendshme, Rama komenton primaret e kundërshtarëve se si la jashtë listave të mbyllura kandidatët që morën më shumë vota.

“Më i rëndësishmi në atë skuadër për ata që vazhdojnë të mendohen çfarë të bëjnë me 11 maj, është ai kryetari i PD-së në Kavajë që bëri një faj shumë të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën. Dhe duke fituar gjithë Tiranën, përfundoi në barkun e bufit, e hëngri. Bufi nuk do individë të lirë. Do skllevër” – tha Rama.

Ai gjithashtu u mburr edhe me ekipin që ka sjell në Kavajës, emra si Elisa Spiropali dhe Ilva Gjuzin që i “ndriti ylli, që i bëri lajka Ramës”.

“Ne për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duam që të mbetemi në asnjë lloj borxhi. Duam t’i dalim borxhit. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit. I kemi sjellë Ilvën”, tha Rama.

Kryeministri i cili drejton partinë që vetëm emrin ndryshoi në vitin 1991, më tej bëri një krahasim ku tha se komunizmi jeton akoma është në trurin e vogël të Berishës.

“Kështu që ata demokratë që kanë problem fytyrën time, ne, që kanë problem komunizmin që ka vdekur, dhe nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është në trurin e vogël të bufit të kënetës, ata të mos shkojnë farë në votime” – tha Rama.

Nga ana tjetër kryetari i PD, Sali Berisha përmbylli fushatënh në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij duke folur për largimin masiv të rinisë, Berisha tha se PD do të bëjë gjithçka që ata të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, ndërsa shtoi se do të nxisë intensiv me influencerë dhe TikTok.

“Të rinjtë do të jenë promotorë të Shqipërisë së high-tech, AI, kriptomonedhave, block chain dhe data center-ave. Debati intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë, do të merren vetëm me pëlqimet e tyre. Kombi duhet të ndryshojë qëndrimet ndaj tyre, në mënyrë që të qëndrojnë në Shqipëri”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu premtoi se kur të marrë pushtetin, do t’u kthejë paratë qytetareve duke ulur taksat dhe duke rritur rrogat.

“Do ua kthej ju paratë. Se paratë janë, nuk do i vjedhin më qeveritarët. Garantoj në 100 ditë taksa armiqësore nga fermerëve do jetë simetrike si në blerje dhe shitje. Do përfitojnë tvsh-të. Miqtë e mi, çdo pensionistë, çdo rrogë ulët. Në 100 ditë për ju, çdo qytetar, Shqipëria do ketë listën e Republikës italiane për rimbursim të ilaçeve, rimbursim 100%. Nuk them shëndetësi falas.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme