Politika 6 May 2025, 22:45 Nga VNA

Sali Berisha kandidat i PPSH për Ministër Shëndetësie në 1985. Reagojnë dy përfaqësues të PD-së

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha kandidat i PPSH për Ministër Shëndetësie

Për herë të parë që kur u publikuan dokumentet arkivore, sipas të cilave Sali Berisha ishte kandidat i miratuar nga Komiteti Qendror i PPSH për të qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 1985, kanë reaguar dy përfaqësues të Partisë Demokratike.

I pari, drejtuesi politik i kësaj partie në Shkodër, Luciano Boçi, tha se nuk e dinte këtë gjë, por dokumentet sigurisht “nuk mund të ishin të vërteta.” Për të sqaruar zotin Boçi, po i botojmë edhe një herë dokumentet që ndodhen në Arkivin e Shtetit. I vetëquajturi “profesor,” Luciano Boçi, mund të shkojë e të konsultohet me dokumentet përkatëse.

Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Tomorr Alizoti, i cili pretendoi se nuk e kishte lexuar dokumentin për Sali Berishën si i privilegjuar i kastës komuniste në vitin 1985 dhe i konsideruar kandidat i mundshëm për ministër i Shëndetësisë.

Duke pasur parasysh retorikën e ashpër të zotit Alizoti për komunistët dhe pasardhësit e tyre, pyetja që lind mbetet: a është i sinqertë në këtë betejë me komunizmin, apo zoti Alizoti e ka shndërruar flamurin e betejës së tij politike në një aset që përdoret sa herë ka nevojë për mbështetje? Por pa përgjigje kur i duhet të militojë e t’i serviloset një kryetari që ka qenë i privilegjuar i regjimit komunist deri në ditët e fundit të ekzistencës së tij në Shqipëri.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme