Politika 7 May 2025, 11:58 Nga VNA

PD kërkon audit ndërkombëtar për votën e diasporës në Greqi dhe Itali, Rama apel për dorëzimin e zarfeve: “Forca, forca, forca!”

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon audit ndërkombëtar për votën e diasporës

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar një audit ndërkombëtar për procesin e votimit të diasporës, me fokus të veçantë në Greqi dhe Itali. Në një shkresë të dërguar më 6 maj, PD rendit një sërë problematikash që, sipas saj, rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Demokratët theksojnë se shkeljet më të rënda janë evidentuar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, por raportohen shqetësime edhe në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe vende të tjera të BE-së.

Në shkresën e tyre, ata listojnë problematika si:

  • mungesë transparence proceduriale
  • shpërndarje jozyrtare të fletëve të votimit
  • presion politik dhe blerje votash
  • cënim i fshehtësisë së votës
  • dy fletë votimi në një zarf
  • vonesa apo mosdorëzim i zarfeve

PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve, rishikim të pavlefshmërisë së çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë, si dhe hetim penal nga SPAK për rastet e dyshuara të blerjes së votës dhe përfshirjes së PS në procesin e shpërndarjes së votave.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel publik për shqiptarët në diasporë, duke i ftuar të dorëzojnë zarfet e votimit sa më shpejt. Ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por ngriti shqetësimin për mijëra zarfe ende të padërëzuara, veçanërisht në Greqi, ku – sipas tij – konfuzioni i krijuar nga kompania shpërndarëse ka ndikuar negativisht.

“Forca, forca, forca! Mos pritni që t’ju marrin zarfin – dorëzojeni në pikën përkatëse të DHL-së,” – tha Rama, duke shtuar se kjo është një mundësi historike për të treguar pjekuri politike dhe për të ndihmuar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ që përmendi Rama:

  • Italia: 74% pjesëmarrje, por ende 21 mijë zarfe të padërëzuara
  • Greqia: më e ulëta për shkak të problemeve logjistike, me 36 mijë zarfe në pritje
  • Gjermania: 72%, me 7 mijë të padërëzuara
  • SHBA: 70%, me 5500 zarfe në dorë të qytetarëve
  • Britania e Madhe: 59%, me 7 mijë të padërëzuara

Rama theksoi se deri të premten është afati i fundit, ndaj nxitja për dorëzim është e domosdoshme për të mos u humbur mundësia për të ndikuar në këtë proces të ri zgjedhor historik.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme