Politika 7 May 2025, 12:53 Nga VNA

Krimet zgjedhore, Olsian Çela: Prokuroritë e zakonshme kanë regjistruar 44 procedime penale

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore, Olsian Çela: Prokuroritë e zakonshme kanë

 

 

Prokuroria e Përgjithshme ka informuar mbi numrin e kallëzimeve dhe procedimeve penale të regjistruara nga prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, në lidhje me veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor. Sipas këtij institucioni, në total janë regjistruar 44 kallëzime penale.

“Burimet e njoftimit për këto vepra penale kanë qenë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjektet politike në 6 raste; të nisura kryesisht nga vetë prokuroria në 8 raste dhe nga shtetas të ndryshëm në 2 raste. Nga raportimet e marra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet janë regjistruar si më poshtë: 5 në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 në Prokurorinë e Durrësit, 7 në Prokurorinë e Tiranës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastrës, 3 në Prokurorinë e Kukësit, 3 në Prokurorinë e Lezhës, 9 në Prokurorinë e Dibrës, 2 në Prokurorinë e Vlorës, 1 në Prokurorinë e Korçës, 2 në Prokurorinë e Shkodrës dhe 5 në Prokurorinë e Elbasanit”, njofton Prokuroria.

 

 

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme