Politika 7 May 2025, 22:57 Nga VNA

Përleshja gjatë takimit të Berishës në Elbasan, plagoset rëndë në kokë djali i Luçiano Boçit

Ndaje në Whatsapp
Përleshja gjatë takimit të Berishës në Elbasan,

Janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me incidentin e ndodhur në takimin përmbyllës të fushatës së PD në Elbasan, ku simpatizantët e PD u përleshën me njëri-tjetrin.

Mësohet se i plagosur në kokë ka mbetur djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.

Burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, pa pasoja serioze. I riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

Gjithshtu mësohet se një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.

Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja me rojën e stadiumit.

Siç shihet në pamje janë të shumtë personat e përfshirë në sherr.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme