Politika 7 May 2025, 14:18 Nga VNA

Vota e Diasporës, PD kërkon monitorim ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp
Vota e Diasporës, PD kërkon monitorim ndërkombëtar

Vota e Diasporës, PD kërkon monitorim ndërkombëtar

Ndryshe nga PS që bën thirrje për votim emigrantëve në Greqi, PD ka denoncuar publikisht sot se DHL me nënkontraktorët e saj po kontrollon procesin me njerëzit e pushtetit. Jozefina Topalli, drejtuese politike për Diasporën dhe Florian Nuri, në një konferencë për mediat deklaruan se njerëz të paidentifikuar paraqiten në të ashtuquajtura zyra postare, por sipas saj janë lokale të lojërave të fatit dhe marrin zarfet me fletët e votimit. "Njerëz të paidentifikuar marrin jo një, por 10 deri në 100 zarfe votimi dhe i kthejnë në këto lokale pa vendosur firmën e tyre dhe pa dorëzuar shenjën e identifikimit. Ky fenomen është shpërndarë në të gjitha lokalet e lojërave të fatit, kjo e ka emrin manipulim të procesit zgjedhor në Greqi"- tha Topalli duke bërë thirrje ODIHR dhe OSBE të kenë një fokus të veçantë me procesin që po ndodh në Greqi. "Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe ne kemi gjykimin se po kryhet nga partia në pushtet, në kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin e tyre. Së dyti i kërkojmë KQZ që të bëjë auditimin e të gjitha kutive të votimit, mënyrën e transportit së bashki me fletët e votimit dhe të transportit nga Greqia në Tiranë. Së treti i bëjmë thirrje SPAK që të bëjë një hetim dhe i bëjmë pyetje se kush janë ata që po thyejnë ligjin”, tha Topalli. Në Greqi, vota e shqiptarëve është shumë e rëndësishme nisur edhe numri i lartë të emigrantëve, por që po has në vështirësi të mëdha. Sipas afateve ligjore fletët e votimit me vullnetin e shprehur duhet të vijnë deri të premten në darkë, ndryshe nuk do arrijnë të lexohen.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme