Politika 7 May 2025, 19:18 Nga VNA

Tom Doshi 'refuzon të ndahet' nga PS: Pa ne nuk bëni dot qeveri, por Benet Beci nuk do jetë kryetar bashkie

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi 'refuzon të ndahet' nga PS: Pa ne nuk bëni dot

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ndonëse ka përplasje në distancë me kreun e Bashkisë Shkodër, mesa duket nuk preferon të njëjtën gjë me Partinë Socialiste. Këtë ka lënë të kuptohet në takimin që zhvilloi në Vaun e Dejës, ku tha se pa PSD, PS nuk krijon dot mazhorancë dhe për këtë duhet t’i bëjë llogaritë mirë.

“Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi” – tha ai.

Më shumë se deklaratë politike, thirrja e Doshit mund të jetë mesazh për Ramën për të vijuar bashkëpunimin. Kjo edhe për faktin se muajin e fundit ka pasur jo pak raste që tregojnë se marrëdhënia mes dy forcave politike është ftohur disi, pasi përveçse shumë anëtarë të PSD janë larguar nga administrata, kryeministri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk do të bëjë koalicion me aleatin e tij, Tom Doshi.

Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprojnë pas zgjedhjeve. Por e sigurt është që kreu i PSD është betuar që Benet Beci nuk duhet të jetë kryebashkiak dhe për këtë parlajmëroi se do të ketë edhe zgjedhje të reja në bashkinë Shkodër.

“Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë” – u shpreh ai më tej.

 

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme