Politika 8 May 2025, 13:58 Nga VNA

Tre ditë para zgjedhjeve, hapet aeroporti i Vlorës, Rama rikthen skenarin e Kukësit

Ndaje në Whatsapp
Tre ditë para zgjedhjeve, hapet aeroporti i Vlorës, Rama rikthen

 

Pas zgjedhjeve të 2021-it në aeroportin e Kukësit nuk fluturoi asnjë avion.

Mund të duket rastësi, por në fakt, i njëjti skenar si me hapjen e aeroportit të Kukësit, ndodhi sot me aeroportin e Vlorës.

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Edi Rama bashkë me Belinda Ballukun kanë përuruar hapjen e aeroportit të Vlorës.

Në 18 prill 2021, në Kukës, tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021, po Rama dhe Balluku përuruan këtë aeroport. Asokohe, në fluturimin e parë Rama solli edhe emigrantë shqiptarë nga Anglia, si për të treguar suksesin e tij.

Fakt që pas këtij fluturimi në 2021 asnjë avion nuk fluturoi më. Aeroporti i mbyll dhe investimi mbeti në nivelin e deklaratave dhe tam tameve për zgjedhje.

Sot, Rama premtoi "ringjalljen" e aeroportit të Kukësit dhe hapjen e aeroportit të Vlorës.

Sipas kryeministrit aeroporti i Vlorës jo vetëm do rrisë konkurrencën dhe përfitimet për udhëtarët por do zhvillojë rajonin  e Jugut dhe mbarë vendin.

Ai tha se po punohet që nga aeroporti i Vlorës të kryhen udhëtime transoqeanike.

“Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve. Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi. Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes. Siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës. Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.

Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.” – tha Rama.

Video

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme