Politika 8 May 2025, 14:27 Nga VNA

PD denoncon zgjedhjet në Greqi, Celibashi kërkon llogari DHL-së

Ndaje në Whatsapp
PD denoncon zgjedhjet në Greqi, Celibashi kërkon llogari DHL-së

Partia Demokratike ka denoncuar parregullsi në procesin e votimit për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Jozefina Topalli, si përfaqësuese e PD për diasporën, ka deklaruar se shumë qytetarë nuk kanë marrë zarfet për të votuar, ndërsa në Tiranë kanë mbërritur kuti të dyshimta me vota të mbushura.

Ajo ka kërkuar që këto kuti të trajtohen veçmas nga KQZ dhe ka bërë thirrje për hetim nga SPAK dhe vëzhgim nga OSBE-ODIHR.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një letër kompanisë DHL, e ngarkuar me shpërndarjen e zarfeve të votimit, duke kërkuar një raport urgjent mbi procesin e shpërndarjes dhe sqarime për numrin e zgjedhësve që nuk kanë marrë dokumentacionin.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme