Politika 8 May 2025, 19:04 Nga VNA

Rama mbyll fushatën në Vlorë si në Kukës në 2021-in, por i pasigurt me vlonjatët për mandatet që do i japin

Ndaje në Whatsapp
Rama mbyll fushatën në Vlorë si në Kukës në

Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën në qarkun e Vlorës pasditen e sotme. Kryefjalë në fjalimin e tij ishte aeroporti i Vlorës i cili si në fushatën e 2021-it me aeroportin e Kukësit, uli një avion ndonëse ende nuk ka përfunduar.

Rama madje tha se tek “aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën”.

Edhe pse në të gjitha takimet elektorale shprehej i bindur se PS fitoren e ka të sigurt, me gjasë Rama këtë siguri nuk e ka te vlonjatët për të marrë mandatet që kërkon. Kjo pasi kreu i qeverisë nëse në qytetet e tjera u çonte mesazh të zhgënjyerve që në 11 maj minimumi mos të shkojnë të votojnë, për vlonjatët pati thirrje tjetër duke thënë që të dalin masivisht.

“Vlora mund të nxjerrë edhe 10 mandate. Problemi si të nxjerr Vlorën nga shtëpia. Çdo vlonjat e vlonjate në 11 maj duhet të lërë të vërtetën e madhe që i di vetë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia” – u shpreh Rama.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme