Politika 8 May 2025, 17:05 Nga VNA

Heqja e “non gratave”. Ku ndryshon rasti i Berishës me atë të zyrtarit hungarez

Ndaje në Whatsapp
Heqja e “non gratave”. Ku ndryshon rasti i Berishës me atë

Pak javë më parë, një vendim i Departamentit të Thesarit të SHBA për t’i hequr sanksionet shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm hungarez u prit me entuziazëm nga mbështetësit e Presidentit Trump në Evropë.

Antal Rogán, shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm hungarez, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në janar të këtij viti, vetëm disa ditë përpara se i dërguari i Joe Biden të largohej nga Budapesti. Vendimi u shpall nga Pressman, i cili akuzoi zyrtarin e lartë hungarez për korrupsion të rëndë. Si pasojë e sanksioneve, Rogán iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Heqja e sanksioneve ndaj tij u përshëndet nga Orbán dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Hungari. Ky vendim i ri u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Thesarit.

Ndërkohë, në një zhvillim të ngjashëm, Sali Berisha në Tiranë pretendoi sot se ndaj tij dhe familjes së tij janë hequr sanksionet “non grata” të marra nga Departamenti i Shtetit. Berisha iu referua statusit të një gazetari amerikan që shkroi në platformën X se kishte pyetur në Departamentin e Shtetit dhe i kishin thënë se kryetari i PD mund të udhëtonte në SHBA.

Përtej entuziazmit të opozitës në Shqipëri, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ndodhet ende vendimi i Antony Blinken që shpall Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata.”

Ndërsa në rastin e zyrtarit hungarez, heqja e sanksioneve është e pasqyruar në faqen zyrtare të Departamentit të Thesarit, pyetja që lind është: pse nuk e heq Departamenti i Shtetit nga faqja zyrtare vendimin për Sali Berishën?

Video

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme