Politika 8 May 2025, 15:04 Nga VNA

Votat e diasporës. Si ndryshoi qëndrim PD për legjitimitetin e procesit

Ndaje në Whatsapp

Jozefina Topalli, në emër të PD-së, vuri sot alarmin për votën e diasporës, kryesisht në shtetin grek. Në një konferencë të posaçme për shtyp, ajo tha se qytetarët nuk po marrin dot zarfet për të votuar, ndërkohë që në Tiranë vijnë kuti të mbushura me vota.

Po ashtu, Topalli i bëri thirrje KQZ-së që këto kuti t’i mbajë të veçuara, pasi ata dyshojnë se ka manipulim të votave.

Ndërsa ka dy ditë që po denoncon manipulime me votën e diasporës, PD-ja ka qenë tepër e sigurt se procesi po zhvillohej normalisht dhe brenda standardeve. Madje, kaq besim kishte drejtuesi politik i Tiranës, sa vetëm pak ditë më parë u bënte thirrje emigrantëve të ndiqnin udhëzimet e KQZ-së. Në një postim në FB, Belind Këlliçi i konsideronte të mjaftueshme udhëzimet e KQZ-së. Zoti Këlliçi në emër të PD-së u kërkonte emigrantëve që ti qëndronin besnikë KQZ-së dhe Ilirian Celibashit.

Por kanë mjaftuar pak ditë që PD të ndryshojë qëndrimin e saj. Me denoncimet e Jozefina Topallit 48 orët e fundit duket qartë se në kampin opozitar vota e Diasporës konsiderohet në rrezik. Dhe këtë alarm e japin kur afatet janë në limitet e tyre dhe vështirë se mund të ndreqin gjë për kohën që ka mbetur. Ky qëndrim i PD-së është qartas një mefshtësi politike dhe organizative për të siguruar që votat e diasporës të mbërrijnë dhe të numërohen siç duhet. Por, mesa duket, kanë pasur kaq shumë besim te “rojtari” i votave, Celibashi, sa vetëm dy ditët e fundit kanë kuptuar se procesi i iniciuar prej tyre dhe finalizuar mes PD-së dhe PS-së tashmë është në rrezik të madh.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme