Politika 8 May 2025, 23:24 Nga VNA

Berisha nga Lezha: Lajmi i gazetarit amerikan përcolli frymën e ndryshimit

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Lezha: Lajmi i gazetarit amerikan përcolli frymën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fushatës përmbyllëse në Lezhë, tha se mesazhi i Departamentit të Shtetit i përcolli shqiptarëve frymën e ndryshimit. Ndonëse DASH ende nuk e ka ndryshuar sanksionimin “non grata”, Berisha tha se lajmi i gazetarit amerikan është mbështetje ndaj demokracisë.

“Miq, ju e dëgjuat lajmin, SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit, mbështetjes së demokracisë. Ne më 11 Maj, këtij apeli, kësaj fryme duhet t’i përgjigjemi. Të votojmë, ndryshimin të votojmë demokracinë, të votojmë fitoren. Patronazhistët nuk i ngatërrojmë kurrë me ju burra dhe gra të ndershëm që i shërbeni qytetarëve shqiptarë” – tha Berisha.

Ai gjithashtu sulmoi edhe partitë e reja, për të cilat tha se kanë qëllim që Edi Rama të mbetet në pushtet.

“Këtu janë edhe disa parti të tjera, që të gjitha absolutisht me votat që përpiqen të marrin këtu e aty, por që nuk u bashkuan me ne se nuk i lejuan të bashkohen me ne, ato kanë vetëm si qëllim që Edi Rama të mbetet në pushtet. Po forcë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka” – u shpreh ndër të tjera Rama.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme