Politika 9 May 2025, 11:43 Nga VNA

Aeroporti/ Aktivisti zbulon intenerarin, Goxhaj: Avionët fluturuan nga Rinasi në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Aeroporti/ Aktivisti zbulon intenerarin, Goxhaj: Avionët fluturuan nga

Dje në Vlorë Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku përuruan aeroportin e Vlorës. Në deklaratat e tyre, Rama dhe Balluku e cilësuan Aeroport Ndërkombëtar i cili tashmë ka nisur testimet për certifikatat europiane të operimit. Por, ish luftëtari i UÇK-ës, Dritan Goxhaj, ka bërë një verifikim në "flightradar". Sipas websitet që tregon trafikun ajror në kohë reale, rezultojnë se avionët e ulur në Vlorë kanë nisur fluturimin nga Rinasi dhe jo nga jashtë Shqipërisë. Dhe kjo gjë e përjashton totalisht deklaratën se Vlorë është aktualisht një aeroport ndërkombëtar. Ai shkruan se "Është e vërtetë që sot në pistën e Aeroportit të Vlorës është ulur jo  një, por dy  avionë. Njëri avion i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Italian, i tipit Piagio P.180 Avanti me regjistër I-ENAV. Ndërsa avioni i dytë i ulur ishte një avion privat i kompanisë zviceriane Travelcoup që kryen fluturime luksoze çarter, i tipit  Embraer ERJ-145 me regjistër D-AMME. Të dy këta avioni janë ngritur nga aeroporti i Rinasit dhe janë ulur në aeroportin e Vlorës". Sipas, Goxhajt, po të ishte ndërkombëtar i çertifikuar, avionët do të vinin direkt nga jasht e jo nga Rinasi. Intenerari Më datë 7 maj avioni italian është nisur nga Roma dhe është ulur në Rinas. Ndërsa me datë 8 maj, ky avion është ngritur nga Rinasi dhe është ulur në Vlorë. Ndërsa avioni zvicerian me regjistër gjerman më datë 7 maj është nisur nga Berlini dhe është ulur në Rinas. Ndërsa (dt.8 maj) është ngritur nga Rinasi e është ulur në Vlorë. https://www.flightradar24.com/data/aircraft/d-amme https://www.flightradar24.com/data/aircraft/i-enav. Certifikim Edhe në lidhje me verifikimin, Goxhaj shtron pyetje nëse ky aeroport është i certifikuar. Sipas tij, avioni i firmës zvicerane është thjesht avion transporti pasagjerësh dhe nuk ka asnjë kapacitet dhe aftësi dhe as aparatura për të kryer ndonjë çertifikim. Ndërsa avioni italian, ai ka kapacitete për të kryer çertifikime, por vetëm për dritat e aeroportit, për aparaturat e komunikimit, radarët dhe sistemin e uljes me instrumenta. Por aktualisht në aeroportin e Vlorës nuk janë instaluar akoma as dritat, as radarët dhe asnjë lloj aparature tjetër e nëvojshme që duhet për të operuar këtë aeroport. Pra kur nuk ka asnjë lloj aparature në aeroport, lind pyetja -  Çfar ka çertifikuar ky avion?! As pistën nuk kanë mundur të testojnë me këta avionë , kjo sepse aeroporti i Vlorës ka një pistë me gjatësi prej 3,2 km. ndërsa avionët e ulur sot nuk duan më shumë se 914 metra për avionin Embraer ERJ-145, dhe 869 m për avionin Piagio P.180 Avanti. Për të testuar këtë pistë duhet ose një avion i specializuar me aparatura në bord i cili bën testimin e rezistencës së pistës në momentin e uljes, ose në mungesë të tij, duhet një avion i madh me peshë specifike minimale 85 tonë dhe me nevojë gjatësie piste për ngritje dhe ulje jo më të vogël se 2.2 km.

Video

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme