Politika 9 May 2025, 14:52 Nga VNA

A jemi gati për të pritur “Giro d’Italia”?

Ndaje në Whatsapp
A jemi gati për të pritur “Giro d’Italia”?

Disa qytete kryesore të vendit, përfshirë dhe Tiranën, kanë qenë sot tërësisht të paralizuara nga zhvillimi i garës çiklistike Giro d’Italia. Tirana është gdhirë sot me rrugë të “fashuara” dhe bllokime në rrugët qendrore të saj, çka ka sjellë pengesa të mëdha për qytetarët. Shumë shkolla kanë zhvilluar mësim në mënyrë të cunguar, pasi të kalosh nga njëra anë e Tiranës në tjetrën ishte thuajse e pamundur. Policia, nga ana e saj, kishte paralajmëruar për këto bllokime, por a mjafton kjo? Në një qytet që të përditshmen e ka me trafik skandaloz, si mundet që, në një ditë jave, të bllokosh akset kryesore duke pamundësuar jetën normale?

Javën e ardhshme, gjithashtu, parashikohet një tjetër bllokim për samitin e rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet në Tiranë. Madje, qeveria ka parashikuar dhe dy ditë pushimi, çka do të thotë një tjetër jonormalitet për qytetarët. Pa llogaritur të hënën e paszgjedhjeve, ku gjithçka do të jetë sërish gjysmë e paralizuar dhe çdo gjë do të fokusohet te rezultati i tyre.

Thënë shkurt, nga sot deri në fund të javës tjetër, shqiptarët, veç emocioneve elektorale, do të “gëzojnë” disi disa ditë pushim dhe bllokim rrugësh. E gjitha e pakuptimtë për një qeveri që gjen çdo arsye për të caktuar “ditë pushimi” dhe ditë bllokimi për rrugët. Në një qytet që nuk ka vend për biçikletat e banorëve të tij dhe që do të mburret me organizimin e një eventi të rëndësishëm ndërkombëtar, ku, bashkë me garuesit me biçikleta, qarkullojnë dhe sharjet e mallkimet e atyre që nuk mundën as të mbaronin punë dhe as të jetonin normalitetin… në një qytet aspak normal.

Video

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë pas alarmit dhe arritën të shuajnë flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme