Politika 9 Maj 2025, 18:33 Nga VNA

Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, PD shpërthen në denoncime për blerje votash dhe keqmenaxhimin nga KQZ të votës së emigrantëve nga Greqia

Ndaje në Whatsapp
Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, PD shpërthen në

Dy ditë para zgjedhjeve, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shpërthyer në denoncime për shitblerje votash, akuza ndaj institucioneve publike për abuzime me fondet në fushatë, por edhe ndaj KQZ për keqmenaxhimin e votës së diasporës.

Seria e denoncimeve nis me drejtuesjen politike të PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, e cila përsëriti shqetësimin që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë. Në një konferencë për mediat, Topalli tha se sot është konstatuar që janë dorëzuar edhe zarfet me dorë në KQZ.

Sipas saj ky është një krim zgjedhor dhe se KQZ duhet të bëjë trajtim të veçantë të këtyre zarfeve që vijnë nga Greqia e të ndalë urgjentisht dorëzimin e zarfeve dorazi.  Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, theksoi se janë konstatuar parregullsi që lidhen me mënyrën se si janë administruar disa fletë votimi që pretendohet se kanë ardhur nga diaspora, pa ndjekur protokollin ligjor të përcaktuar. Ai theksoi se disa zarfe me fletë votimi kanë mbërritur në KQZ jashtë rrugës zyrtare dhe janë tentuar të përfshihen në kutitë e votimit si të rregullta.

Radhën e denoncimeve e pati kandidatja për deputete Albana Vokshi, e cila po në një konferencë për mediat, denoncoi sot rastet e shitblerjes së votës në Shqipëri, kryesisht në zonat rurale dhe komunitetet e varfra. Vokshi denoncoi keqpërdorimin e mësuesve dhe shkollave për propagandë elektorale si pjesë e një rrjeti të gjerë patronazhimi të përdorur nga Partia Socialiste. Gjithashtu ajo theksoi  keqpërdorimin e burimeve publike, përfshirë tendera të dyshimtë për "asfalt elektoral" dhe punime të tjera, të financuara me para të taksave të qytetarëve dhe pa respektuar standardet.

Kategoria e fundit që Vokshi përmendi ishte manipulimi i votës së diasporës, për të cilën janë evidentuar raste të manipulimit të votave, të ndihmuara nga koordinatori politik për diasporën dhe këshilltari juridik i PD-së. Ajo gjithashtu tha se në Vorë, ministri Blendi Gonxhe, kryetari i bashkisë, Blerim Shera, dhe shefi i komisariatit Elton Shahinaj po përdorin përfitime monetare për blerjen e votave.

Denoncim erdhi edhe nga qyteti i Shkodërës, ku drejtuesi politik i PD, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e cilësuar si organizator të përpjekjeve për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve më 11 maj. Boçi, tha se Beci është ndërgjegjësuar se nuk mund ta ndalë dot fitoren e opozitës në Shkodër, por vazhdon të abuzojë me detyrën dhe të politizojë administratën bashkiake.

Edhe kreu i degës së PD në Kukës, Rrahman Dema, denoncoi se Rama ka vendosur në dispozicion të eksponentëve të PS-së 300 mijë euro për blerjen e votës. Ndërkohë Eduard Shalsi drejtuesi i PS-së në qarkun e Kukësit po i bën presion administratës për votën.

Ndërsa kandidatja për deputete e PD në Durrës, Ilirjana Kuçana, u paraqit sot në SPAK për të denoncuar Bashkinë e Durrësi për tjetërsimin e një projekti të miratuar për rrugën “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozetit. Sipas saj, bashkia ka shpërdoruar 1 milion euro për një pallat që ka rrezikuar jetën e 40 familjeve që jetojnë aty.

 

 

 

Video

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme