Politika 9 May 2025, 15:05 Nga VNA

Qeveria fal gjobat nga viti 2015 deri në nëntor 2024, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Qeveria fal gjobat nga viti 2015 deri në nëntor 2024, dy ditë

Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke miratuar faljen e të gjitha gjobave të vendosura në periudhën 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024. Vendimi prek një gamë të gjerë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

Gjobat që do të falen përfshijnë masat administrative ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe gjoba për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale. Po ashtu, nga falja përfitojnë edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral.

Institucionet përkatëse janë të detyruara që brenda 30 ditëve të përgatisin listat e gjobave të paekzekutuara dhe t’i dorëzojnë ato pranë drejtorive vendore të taksave, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.

Sipas vendimit, çdo individ apo subjekt juridik që konstaton se një gjobë në këtë periudhë nuk është fshirë nga sistemi, ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë strukturave vendore përkatëse. Në rast refuzimi të kërkesës, palët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë.

Ky vendim vjen në një moment politik delikat dhe ka gjasa të ngjallë diskutime mbi ndikimin e tij në elektorat.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme