Politika 10 May 2025, 07:50 Nga VNA

Shqipëria në heshtje zgjedhore para votimeve të 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në heshtje zgjedhore para votimeve të 11 majit

Pas një muaji fushatë, Shqipëria ndodhet sot në heshtje zgjedhore. Të dielën, më 11 maj, qytetarët do të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvend për katër vitet e ardhshme.

Kodi Zgjedhor ndalon çdo aktivitet fushate gjatë kësaj periudhe, përfshirë mitingjet dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike. Subjektet që e shkelin këtë rregull mund të gjobiten deri në 500 mijë lekë, ndërsa mediat deri në 2 milionë lekë.

Në këto zgjedhje të 11-ta të demokracisë, votojnë mbi 3.7 milionë shtetas, nga të cilët rreth 115 mijë janë votues për herë të parë. Kësaj radhe për herë të parë, voton edhe diaspora, përmes postës, proces që ka ngjallur debat për shkak të ankesave për parregullsi.

Në garë janë 2.046 kandidatë nga 11 subjekte politike, përfshirë koalicione dhe parti të njohura si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme