Politika 10 May 2025, 11:02 Nga VNA

Mbyllja e fushatës për 11 majin: Zhurmë, show dhe premtime të reja me “xhaketa të vjetra”

Ndaje në Whatsapp
Mbyllja e fushatës për 11 majin: Zhurmë, show dhe premtime

Edi Rama dhe Sali Berisha kanë mbyllur mbrëmë fushatën zgjedhore për parlamentin e ardhshëm, për të cilin do të votohet më 11 maj. Një fushatë e karakterizuar nga etiketimet e Ramës dhe premtimet e Berishës, kjo e këtij viti u mbyll siç u nis: nga mitingje elektorale plot me militantë dhe mbështetës, ku nuk munguan as këngëtarët me përballjen “klasike” Noizy vs Stresit. Rastësisht ose jo, në mitingjet përmbyllëse, Edi Rama dhe Sali Berisha e morën fjalën në të njëjtën orë dhe mbaruan njëkohësisht fjalimet e përgatitura. Ndërsa kryeministri e kishte pasuruar fjalorin e tij etiketes për kundërshtarët me shpendë dhe kafshë të tjera veç bufit, Sali Berisha ripërsëriti edhe njëherë premtimet e fushatës së tij. Ndërkohë, këshilltari La Civita, një anëtar i Dhomës së Lordëve dhe një deputet i Bundestagut, ishin në qendër të mitingut përmbyllës të PD.

Edi Rama u shfaq mbrëmë në takimin e fundit elektoral në krah të bashkëshortes së tij, Linda Rama, ndërsa në rreshtin pas Sali Berishës ishte i ulur djali i tij, Shkëlzen Berisha, me bashkëshorten Armina Mevlani.

Ashtu siç nisi, me zhurmë dhe show, premtime të reja me “xhaketa të vjetra”, me përplasje verbale pa thelb dhe jo përballje idesh apo platformash, kjo fushatë vështirë se ndryshoi perceptimin e shqiptarëve për kë duan të votojnë më 11 maj. Me gjasë, shumë prej tyre, më shumë se nga fushata, ndikohen në mendimet e tyre nga përballja me vështirësitë e përditshmërisë. Në një Shqipëri të lënë pas dore, ku premtimet elektorale janë si fjalët që shkruhen në rërën e bregdetit, ndoshta ka ardhur momenti që gjithsecili të shkojë për të votuar me bindjen se ndoshta një votë nuk mund të sjellë ndryshimin e pritur. Por gjithsesi, një votë mund të shërbejë për të të bërë të ndihesh i vlefshëm për të përcaktuar ndryshimin.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme