Politika 10 May 2025, 12:32 Nga VNA

PS kërkon shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro D’Italia apo shqetësimi i Ramës për të ‘nxjerr vlonjatët nga shtëpia’

Ndaje në Whatsapp
PS kërkon shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro

Për shkak të zhvillimit të garës çiklistike Giro D’Italia në Vlorë, Partia Socialiste ka kërkuar nga KQZ që orari i votimit të shtyhet deri në orën 21:00 të dielën. Kërkesa është bërë nga drejtuesi politik i PS në këtë qark, Bledi Çuçi, dhe pritet një vendim në orët në vijim.

Gara do të sjellë bllokim të disa akseve rrugore, çka mund të pengojë qytetarët të votojnë.

Është paksa e çuditshme kërkesa e PS për shtyrjen e procesit të votimit për një aktivitet sportiv, për të cilin organizatorët duhet të kishin marrë masa që mos të pengohej një proces më të rëndësishëm siç janë zgjedhjet.

Ndoshta është rastësi, por edhe kërkesa e Çuçit për ta shtyrë orarin e votimit, i përgjigjet më së miri edhe thirrjes që bëri kryeministri Edi Rama në mbylljen e fushatës në Vlorë, ku shqetësim të veçantë kishte se si të nxjerr vlonjatët më 11 maj të votojnë.

“Vlora mund të nxjerrë edhe 10 mandate. Problemi si të nxjerr Vlorën nga shtëpia. Çdo vlonjat e vlonjate në 11 maj duhet të lërë të vërtetën e madhe që i di vetë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia” - tha Rama.

Të presim ç’vendim do të marrë KQZ për këtë rast.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme