Politika 10 Maj 2025, 15:42 Nga VNA

Zyrtare: PD lobon në SHBA për heqjen e “non grata-s”, Berisha thotë “ma kanë hequr”

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare: PD lobon në SHBA për heqjen e “non grata-s”,

Kontrata me kompaninë lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC,” e cila lidhi një marrëveshje shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë, u bë publike për shqiptarët thuajse dy javë më parë. PD dhe Sali Berisha deklaruan për këtë kontratë se ajo është pjesë e shërbimit për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe se fondet për të janë mbledhur nga shqiptarët e Amerikës.

Pakkush pati vëmendjen për të lexuar mes rreshtave se, përveç kontratës me kompaninë lobuese Continental Strategy LLC, një tjetër kontratë me një firmë avokatore është firmosur nga PD. Këtë herë bëhet fjalë për Continental LLC, por si zyrë juridike, e cila qartësisht ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA heqjen e sanksioneve për Sali Berishën. Në letrën e detajuar, avokatët e kontraktuar nga Sali Berisha se janë të qartë se vendimi për sanksionet është një vendim politik dhe si i tillë mund të zhbëhet nga një vendim politik. Duke prezantuar disa raste të ngjashme, ata kërkojnë gjetjen e mundësive politike për heqjen e këtij sanksioni.

Thënë ndryshe, PD ka nënshkruar tre kontrata të ndryshme në SHBA. E para është kontrata e lobimit, për të cilën vetë Sali Berisha ka deklaruar se përmban: “Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA.” E dyta është kontrata me firmën avokatore që po lobon për heqjen e sanksionit “non grata” për të dhe familjen e tij (teksti dhe linku në fund të shkrimit), dhe e treta është kontrata për zgjedhjet, e firmosur me La Civita.

Për publikun është e qartë vetëm vlera e njërës prej kontratave, ajo e lidhur për imazhin e Shqipërisë, që ka vlerën 6 milion dollarë, nga të cilat janë paguar vetëm 750 mijë. Për dy kontratat e tjera, vlera nuk dihet me siguri. E sigurt është që asnjë prej avokatëve apo La Civita nuk e kanë ofruar këtë shërbim falas për PD dhe Sali Berishën.

 

7545-Informational-Materials-20250508-7

 

Përkthimi në shqip:

1 Maj 2025

I nderuar Alberto,

Ju falënderojmë për kohën tuaj sot. Na kërkuat të hulumtonim dhe të sqaronim aspektet unike të programit të sanksioneve të vizave sipas Nenit 7031 që do ta pengonin Presidentin Sali Berisha të paraqiste thjesht një letër aplikimi për përjashtim.

Neni 7031(c) është një proces krejtësisht politik. Ligji FORPA nuk krijon një proces të përjashtimit, aplikim për përjashtim apo të drejtë për apelim. Përkundrazi, ai i jep Sekretarit të Shtetit diskrecion të plotë për të emëruar një individ apo për të anuluar këtë emërim. Po ashtu, i jep Sekretarit të Shtetit të drejtën e plotë për të përjashtuar dikë nga sanksionet “nëse Sekretari vlerëson se përjashtimi do t’i shërbente një interesi kombëtar bindës ose nëse rrethanat që e bënë individin të papërshtatshëm kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.”

Rivendosja ose përjashtimi mund të ndodhin përmes një rishikimi të brendshëm, rishqyrtimi politik, ose një ndryshimi në politikën e administratës. Personi i sanksionuar ose përfaqësuesit e tij mund të kërkojnë nga Departamenti i Shtetit rishikimin e çështjes, të paraqesin informacione kundërshtuese ose të lobojnë për heqjen e sanksioneve, por vendimi përfundimtar mbetet krejtësisht në diskrecionin e Sekretarit.

As ligji, as jurisprudenca pasuese nuk njohin ndonjë rrugë tjetër për zgjidhje. Në çështjen Bautista-Rosario kundër Mnuchin, Gjykata e Qarkut në D.C. vendosi se as Neni 7031(c) dhe as ndonjë tjetër ligj nuk autorizon shqyrtimin gjyqësor të një emërimi të tillë. Në mungesë të një autorizimi të tillë, “shqyrtimi gjyqësor i përjashtimit të një të huaji … nuk është i mundur.” E njëjta gjykatë e përsëriti këtë qëndrim në një vendim pasues: “nuk është kompetencë e asnjë gjykate … të shqyrtojë vendimin e degës politike të Qeverisë për të përjashtuar një të huaj.” (Rahmani kundër Yellen, 2024). Në një çështje tjetër të ngjashme, Doshi kundër Blinken, gjykata konstatoi se vendimi i Sekretarit është “përfundimtar, pasi agjencia ka përfunduar procesin vendimmarrës”.

Megjithëse këto vendime neglizhojnë cenimet e të drejtave themelore të procesit të rregullt ligjor të personave të emëruar dhe zgjasin tej mase diskrecionin e Departamentit të Shtetit, ato konfirmojnë se vetëm Sekretari ka të drejtën për të shtuar ose hequr dikë nga lista e Nenit 7031(c).

Në këtë rast, argumentet për heqjen e Presidentit Berisha nga lista janë të forta dhe të qarta: Ai është një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe përfshirja e tij në listë ishte e motivuar politikisht nga administrata e mëparshme. Zgjedhjet e afërta në Shqipëri dhe nevoja që Presidenti Berisha të zhvillojë fushatë me diasporën shqiptaro-amerikane përbëjnë një “interes kombëtar bindës” që kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar nga ana e Sekretarit.

Presidenti Berisha ka kërkuar vazhdimisht një proces zyrtar rishikimi dhe mundësi për të paraqitur informacione kundërshtuese. Mbështetësit e tij në SHBA i kanë drejtuar një peticion zyrtar Departamentit të Shtetit me letër të datës 28 mars 2025.

Mjeti i vetëm që i mbetet është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Shtetit.

Me respekt,

Continental PLLCd

Video

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme