Politika 10 May 2025, 17:56 Nga VNA

“Intimidim, bullizëm dhe shmangie nga përgjegjësia” Gazetarja Fatjona Mejdini reagon pas përplasjeve me Kryeministrin Rama në “Opinion”

Ndaje në Whatsapp
“Intimidim, bullizëm dhe shmangie nga përgjegjësia”

 

Pas përplasjes së mbrëmshme me Kryeministrin Edi Rama në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar publikisht duke denoncuar qasjen e kryeministrit ndaj gazetarëve si një sjellje të përsëritur dhe të mirëkalkuluar për të shmangur përgjegjësitë që lidhen me dështimet e qeverisjes së tij.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Mejdini thekson se gjatë pesë viteve të fundit ka pasur disa përballje me kryeministrin në të njëjtin emision, dhe se në të gjitha rastet, sjellja e tij ka qenë e njëjtë: “intimidim, bullizëm, gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia”. Sipas saj, mbrëmja e fundit shënoi kulmin e kësaj qasjeje.

“Refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, na etiketoi si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje vuri në pikëpyetje të drejtën tonë për të qenë në atë studio”, shkruan gazetarja, duke e cilësuar këtë jo si reagim të çastit, por si një strategji të ndërtuar mbi një qeverisje me bilanc të dështuar.

Pjesë e kritikave të saj është edhe çështja e inceneratorëve, të cilën ajo e cilëson si një nga aferat më të mëdha korruptive të kësaj qeverie. Mejdini rikujton një premtim të bërë nga Kryeministri në tetor të vitit 2020, kur ai i kishte thënë publikisht se do ta ftonte në përurimin e inceneratorit të Fierit në dhjetor të atij viti – një përurim që nuk ndodhi kurrë.

“Sot, katër vjet e gjysmë më pas, nuk ka asnjë incenerator funksional, as në Fier, as në Tiranë, e as në Elbasan. Ka vetëm male mbetjesh të papërpunuara, zyrtarë të dënuar ose në arrati dhe miliona euro të qytetarëve të shpërdoruara,” shkruan gazetarja.

Reagimi i Mejdinit ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, duke vënë sërish në qendër të vëmendjes lirinë e shtypit dhe përgjegjësinë e pushtetit për t’u përballur me pyetje të pakëndshme, por të domosdoshme.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme