Politika 11 May 2025, 20:42 Nga VNA

Diaspora, rreth 200 mijë shqiptarë votuan, rekord nga Italia

Ndaje në Whatsapp
Diaspora, rreth 200 mijë shqiptarë votuan, rekord nga Italia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, kanë mbërritur 191.912 zarfe me fletëvotime nga diaspora shqiptare. Nga gjithsej 245.935 zarfe të dërguara, janë tërhequr nga zgjedhësit 227.097 fletë votimi, ndërsa 18.326 zarfe nuk janë marrë nga qytetarët që ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit. Sipas KQZ, 2502 zarfe janë te kutia e posaçme. Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të fletëvotimeve të kthyera me 72.800 zarfe, pasuar nga Greqia me 52.942 dhe Gjermania me 20.318. Në ndarjen sipas qarqeve, Tirana kryeson me 41.748 zarfe, ndjekur nga Fieri me 25.949 dhe Durrësi me 19.699. Këto zgjedhje parlamentare shënojnë herën e parë që shqiptarët jashtë vendit votojnë, me procesin që ka nisur rreth një muaj më parë. Administrimi i votave të diasporës po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme