Politika 11 May 2025, 20:29 Nga VNA

Urdhri i ri/ Bllokohet dalja e rezultatit për Vorën

Ndaje në Whatsapp
Urdhri i ri/ Bllokohet dalja e rezultatit për Vorën

Në Vorë dhe në njësinë nr. 10 në Tiranë është votuar elektronikisht, çka në përfundim të votimit, rezultati duhej të dilte brenda natës së sotme. Por, KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin  e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën. Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit. Është urdhëruar që mos të printohet rezultati shpjegojnë komisionërët dhe për këtë nuk u është dhënë asnjë arsye. Ndërkohë kreu i KQZ Celibashi deklaroi gjatë një dalje për mediat se bllokimi i daljes së rezultatit në Vorë është bërë me konsensus politk dhe do të jepet neser në mëngjes. Celibashi: Në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet në lidhje me rezultatin e shpejtë prodhon dhe pjesa dërmuese e votave për QV do të numërohen pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme