Politika 11 May 2025, 20:04 Nga VNA

Përplasje PD-PS/ Dyshohet për patronazhim nga Braçe dhe  Drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës, Policia shoqëron tre persona

Ndaje në Whatsapp
Përplasje PD-PS/ Dyshohet për patronazhim nga Braçe dhe 

Një zyrë 30 m në vijë ajrore nga shkolla "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, e cila gjatë ditës së sotme ka shërbyer si qëndër votimi, dyshohet se ka funksionuar si qendër patronazhimi e Partisë Socialiste. Përfaqësues të PD kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe bllokimin e kësaj zyre ku ndodhen eksponentë të PS, përfshirë Erjon Braçen dhe drejtoreshën e Agjencisë dhe Ekselencës. Sipas përfaqësuesve të PD, zyra është  pa logo e PS-së. Në atë zyrë qëndrojnë disa të rinj, të cilët kontaktojnë qytetarë të ndryshëm. Sapo vunë re kamerat dhe përfaqsuesit e PD të pranishmit në zyrë u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin çfarë kishin në atë zyrë. Belind Këlliçi tha se e pranishme ishte edhe Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Në ambientet e zyrës ka mbërritur Policia e cila ka shoqëruar tre persona, teksa ende pritet reagimi i Erjon Braçes, i cili më herët gjatë një debati me gazetarët ka deklaruar se është zyra e tij.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme