Politika 11 May 2025, 16:32 Nga VNA

Ç’po ndodh me procesin e votimit deri në orën 16.30?

Ndaje në Whatsapp
Ç’po ndodh me procesin e votimit deri në orën 16.30?

Kur mbeten më pak se tre orë nga mbyllja e votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, shifrat zyrtare të KQZ flasin për një numër të ulët votuesish krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Partitë e mëdha duken të pashqetësuara nga këto shifra. Deri tani, PS ka reaguar vetëm me një deklaratë për shtyp nga selia, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë. Nga PD, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje për emigrantët që kanë ardhur për të votuar, pasi nuk kanë mundur të votojnë nga vendet ku jetojnë.

Kjo duket shumë pak, duke marrë parasysh se janë orët finale dhe çdo drejtues partie duhet të jetë i shqetësuar dhe të motivojë votuesit të shprehin vullnetin e tyre.

Përveç disa incidenteve që nuk kanë sjellë reagim nga KQZ, i vetmi rast i evidentuar nga kryekomisioneri është përplasja në Vorë, ku deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi u konfliktuan me disa persona që pretendohet të jenë pjesë e bandave.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme