Politika 11 May 2025, 15:26 Nga VNA

Pjesëmarrje e ulët në votime deri në orën 15:00, 5 të arrestuar për fotografim vote

Ndaje në Whatsapp
Pjesëmarrje e ulët në votime deri në orën 15:00, 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 32.78%. Deri më tani kanë raportuar 1,355 nga 5,225 qendra votimi në mbarë vendin. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte 38.6%, ka një rënie prej gati 5%, duke treguar një interes më të ulët të qytetarëve për të votuar në këto zgjedhje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka raportuar një rritje të rasteve të paligjshme gjatë procesit zgjedhor. Ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar për fotografim të votës. Pas arrestimit të dy grave 56-vjeçare në Elbasan, Majlinda Cani dhe Alketa Hasani, policia ka njoftuar ndalimin edhe të tre personave të tjerë në Tiranë, duke ngritur shqetësime për respektimin e fshehtësisë së votës.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe kanë paralajmëruar ndëshkime për çdo shkelje të ligjit zgjedhor.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme