Politika 11 May 2025, 14:00 Nga VNA

Pjesëmarrje e ulët/ Vetëm 22.11% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 12:00

Ndaje në Whatsapp
Pjesëmarrje e ulët/ Vetëm 22.11% e qytetarëve kanë

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon në përgjithësi normalisht, me incidente nga ato që cilësohen “normale për zgjedhjet në Shqipëri.”

Votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mund të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 12:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 22.11%. Kanë raportuar 2546 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ka qenë 27.24%.

Një pjesëmarrje e tillë nuk duket favorizuese për partitë opozitare, pasi nga eksperienca e zgjedhjeve në Shqipëri, partitë që kërkojnë të sfidojnë qeverinë janë ato që angazhojnë mbështetësit e tyre për të votuar sa më herët. Megjithatë, duket ende shpejt për të bërë një parashikim për numrin e pjesëmarrjes, pasi ka ende kohë që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre për Parlamentin e ardhshëm.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme