Politika 10 May 2025, 23:13 Nga VNA

Heshtje zgjedhore vetëm në letër- Incidentet në veri të vendit, SPAK dhe Policia hetojnë blerjen e votave në Kukës dhe Dibër

Ndaje në Whatsapp
Heshtje zgjedhore vetëm në letër- Incidentet në veri të

Dita e heshtjes zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe zhvillime të forta në disa zona të vendit, ku janë regjistruar episode që ngjallin dyshime të forta për blerje votash dhe madje edhe përdorim armësh. Pavarësisht ndalesës ligjore për çdo aktivitet politik, përfaqësues të forcave të ndryshme politike duket se kanë vijuar të jenë aktivë në terren, me synimin për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të nesërme.

Dibër – Denoncim nga kandidati i PD-së, përplasje dhe armë zjarri

Rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë, duke raportuar se në fshatin Pilafe, njësia administrative Tomin, ishte ndaluar një shtetas i dyshuar për shpërndarje parash në këmbim të votave.

Sipas denoncimit, një tjetër person ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe hetimet janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të SPAK, për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

Kukës – Hetime të SPAK dhe Policisë/ Dy kushërinj në kërkim për blerje votash në favor të Tom Doshit

Ndërkohë, në Kukës, strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore, në bashkëpunim me SPAK, kanë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhi. Dy kushërinjtë janë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, në favor të subjektit politik të drejtuar nga Tom Doshi.

Të dy janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë të dyshuar blerjeje votash.

Përballë situatës së tensionuar dhe denoncimeve të shumta, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë shpërndarë prokurorë në 12 qarqe të vendit, për të ndjekur nga afër çdo rast të dyshuar për krime zgjedhore dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në terren ndodhen gjithashtu vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, që po monitorojnë situatën me vëmendje të shtuar.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme