Politika 11 May 2025, 08:54 Nga VNA

Vonesë në nisjen e procesit të votimit në zonat malore të qarkut Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Vonesë në nisjen e procesit të votimit në zonat malore

Në qarkun e Shkodrës, procesi i votimit ende nuk ka nisur në disa zona të thella malore, përfshirë Dukagjinin, Kelmendin, Pukën dhe Fushë-Arrëzin. Sipas burimeve nga terreni, komisionerët nuk kanë mbërritur ende në disa qendra votimi, duke shkaktuar vonesa në hapjen zyrtare të procesit.

Largësia e zonave dhe terreni i vështirë malor janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në vonesën e organizimit. Situata të ngjashme janë shënuar edhe në zgjedhjet e mëparshme, ku në këto zona votimi ka nisur më vonë se orari zyrtar.

Autoritetet zgjedhore janë në dijeni të situatës dhe po ndjekin nga afër zhvillimet për të garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt edhe në këto zona të thella.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme