Shqiptarët votuan ditën e djeshme për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të publikuara deri më tani, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 223.823 vota në rang kombëtar, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike, e cila ka marrë 145.672 vota, duke përfituar 51 mandate parlamentare. Partia Social-Demokrate zë vendin e tretë me 16.240 vota dhe 3 mandate.
Ndërkohë, disa forca më të vogla politike kanë arritur të përfaqësohen në Kuvend me nga një mandat secila. Nisma “Shqipëria bëhet” ka marrë 14.587 vota, Partia Mundësia 11.049 vota, dhe Lëvizja Bashkë 5.255 vota.
Ky rezultat shënon një konfigurim të ri politik në Kuvend, me një shumicë të qartë për Partinë Socialiste, por edhe me një prani të zgjeruar të partive të vogla dhe iniciativave të reja politike.
Me vendim të GJKKO-së, hetuesit sekuestruan në ambientet e kompanisë Atelier 4 dokumente që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë.
Vila ndodhet në kompleksin Green Coast dhe dyshohet nga hetuesit se mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sekuestrimi i dokumenteve është kryer në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ajo është e pandehur edhe për çështjen e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Balluku vijon të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit.
Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës.
“Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth dy vitesh, u arrestua në vilën e tij në Palasë.
Operacioni “Vila” u zhvillua nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë.
Nallbani akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Emri i tij është përfshirë në hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, ndërsa në korrik 2024 GJKKO caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”.
Nallbani rezulton gjithashtu i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe drejtim të organizatave kriminale.

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë.
Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë.
Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.