Politika 11 May 2025, 22:39 Nga VNA

PS sulmon KQZ për bllokimin e rezultatit të votimit elektronik

Ndaje në Whatsapp
PS sulmon KQZ për bllokimin e rezultatit të votimit elektronik

Partia Socialiste ka sulmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosnxjerrjen e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10, duke e cilësuar këtë veprim si “arbitrar” dhe të padrejtë. Sipas PS së, ky vendim bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, traditën e shpalljes së menjëhershme të rezultateve, si dhe me investimin e konsiderueshëm që është bërë për infrastrukturën elektronike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Partia Socialiste thekson se ky është një vendim i gabuar dhe zhgënjyes, që dëmton rolin e KQZ si garant i sovranitetit popullor, e jo si instrument për të shërbyer interesave taktike të partive politike.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme