Politika 11 May 2025, 22:49 Nga VNA

Një leksion për Celibashin dhe Partitë Politike

Ndaje në Whatsapp
Një leksion për Celibashin dhe Partitë Politike

Çfarë po ndodh me votimin elektronik? Pse nuk publikohet rezultati në Vorë dhe njësinë 10?

Për të kuptuar se ç’ndodh me votimin elektronik dhe numërimin le të rendisim procedurat ligjore që duhet të ndiqen.

Kur mbyllet procesi i votimit elektronik, operatori nxjerr kuponat me rezultatin dhe ua shpërndan çdo anëtari të Komisionit. Vëzhguesit mund të marrin kopje. Sekretari i KQV e dërgon në KQZ si informacion. Ky informacion futet në sistem dhe del automatikisht te tabela e KQZ.

Kur bëhet numërimi manual, grupi i numërimit plotëson tabelën me dorë, KZAZ e hedh në tabelë, sekretari njofton KQZ për rezultatin dhe KQZ e publikon në “Wall.”

Të gjitha këto quhen rezultate paraprake; bëhen përfundimtare pasi të gjitha materialet përcillen në KQZ, KQZ bën kontroll matematikor dhe i certifikon. Kështu nxirret rezultati përfundimtar.

Pra, sot gjatë natës KQZ do të publikojë rezultate të qendrave të votimit nga e gjithë Shqipëria. Ne do t’i lexojmë në “Wall” sapo të mbërrijnë nga GNV-të.

Vetëm Vorën dhe Njësinë 10, të cilat i ka në proces, do t’i publikojë nesër në mëngjes!

Për Vorën dhe Njësinë 10 po veprohet ndryshe nga sa veprohet me gjithë Shqipërinë.

Tani, ose në Vorë po vazhdon votimi, ose votimi është mbyllur dhe janë printuar kuponat. Nëse në Vorë votimi është mbyllur, atëherë rezultati paraprak është gati. Celibashi e ka marrë rezultatin e kuponave dhe duhet ta shfaqë në “Wall”-in e KQZ.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme