Politika 12 May 2025, 11:44 Nga VNA

Diaspora voton/ PD kryeson ngushtë ndaj PS, surprizojnë partitë e reja

Ndaje në Whatsapp
Diaspora voton/ PD kryeson ngushtë ndaj PS, surprizojnë partitë e

Procesi i numërimit të votave të diasporës ka nisur paralelisht me atë të qarqeve dhe tashmë janë numëruar 1660 zarfe nga gjithsej 194,889. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gara mes dy partive kryesore është mjaft e ngushtë.

Partia Demokratike  kryeson me 726 vota, që përbëjnë 43.95% të votave të numëruara. Menjëherë pas saj vjen Partia Socialiste me 705 vota, ose 42.68%.

Ndërkohë, nga partitë e reja, më shumë mbështetje ka marrë Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me 117 vota. Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”, numëron deri tani 35 vota, pasuar nga PSD e Tom Doshit me 34 vota.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka marrë 21 vota, ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit nuk ka arritur të kapë shifra të konsiderueshme. Një rezultat i dobët është shënuar edhe nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, që ka marrë deri tani vetëm 4 vota.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme