Politika 12 May 2025, 11:26 Nga VNA

Rezultati dramatik për opozitën në tre qarqe: PS kalon 60% të votave në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Rezultati dramatik për opozitën në tre qarqe: PS kalon 60%

Ndërsa procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin, të dhënat paraprake tregojnë një avantazh të thellë të Partisë Socialiste në disa prej qarqeve kryesore. Tre prej tyre bien në sy për rezultatin “dramatik” për opozitën, ku PS ka arritur të sigurojë mbi 60% të votave të numëruara deri tani.

Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra janë tre qarqet ku dominimi i socialistëve është më i theksuar, duke reflektuar një diferencë të ndjeshme me Aleancën për Shqipërinë Madhështore, që kryeson bllokun opozitar.

Rezultatet paraprake sipas qarqeve:

Elbasan

(Numëruar 168 nga 508 QV)

  • Partia Socialiste: 26,654 vota – 61.41%
  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 12,524 vota – 28.85%

Fier

(Numëruar 157 nga 587 QV)

  • Partia Socialiste: 25,836 vota – 63.39%
  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 10,244 vota – 25.13%

Gjirokastër

(Numëruar 115 nga 198 QV)

  • Partia Socialiste: 14,059 vota – 64.02%
  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 6,181 vota – 28.15%

Rezultatet e deritanishme konfirmojnë një dominim të qartë të Partisë Socialiste në këto tre qarqe, duke lënë opozitën në një pozitë të vështirë për të rikuperuar diferencën.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme