Politika 12 May 2025, 14:15 Nga VNA

Berisha: Vlerësimin dhe qëndrimin do t'a mbajmë pasi të numërohet vota e fundit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Vlerësimin dhe qëndrimin do t'a mbajmë pasi të

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas rezultatit paraprak të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Teksa u bëri thirrje strukturave të PD-së, të numërojnë çdo votë në kutitë e votimit, tha se pasi të përfundojë numërimi i votës së fundit, PD do të bëjë vlerësimin e saj.

"Ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët. PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës e çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Të përfundojë numërimi i votës së fundit atëherë PD do të bëjë vlerësimin e saj"-deklaroi kreu i PD.

I pyetur nga gazetarët nëse do të largohet, në rast humbjeje, Berisha la të kuptohet që nuk do e marrë në konsideratë statutin e PD i cili parashikon largimin e kryetarit nëse humb zgjedhjet parlamentare.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme